-0.9 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ata do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senat dhe në institucione të tjera.

Me këtë rast, Maqedonci ka dhënë detaje rreth këtyre takimeve që po zhvillohen.

Ai tha se kjo po bëhet në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit