0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-ve: U rikonfirmuan synimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, është pritur në takim nga zv.sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, zv.sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus.

Ministri bëri të ditur se në takim u diskutua për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe Derisa tha se e ri-konfirmuan synimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë.

“Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes e vazhdova me takimin me z. Douglas Bush, ndihmës-sekretar i Ushtrisë së ShBA-ve për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, tha Maqedonci.

https://m.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122156100320011792?ref=embed_post&wtsid=rdr_0Qmhpg6AtRSnsF16E

 

 

See more

May be an image of 6 people and text that says 'XIT.'

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit