13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Maqedonci: Në 3 vitet e fundit FSK ka bërë blerje jashtëzakonisht të mëdha të armatimit, kryeministri ka rritur buxhetin

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se në tri vitet e fundit FSK ka blerë sasi “jashtëzakonisht të mëdha” të armatimit.

Maqedonci shtoi se kanë pasur buxhet shtesë nga kryeministri, me të cilin thotë se është mundësuar blerja e armëve sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues.

“Ne kemi bërë blerje të shumta, sidomos në tri vitet e fundit, kjo falë mbështetjes që kemi pasur nga Qeveria, kryeministrit Kurti. Blerjet janë jashtëzakonisht të mëdha këto tri vitet e fundit dhe kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së buxhetit. Përveç rritjes së buxhetit, ne në vazhdimësi nga kryeministri kemi pasur buxhet shtesë i cili na ka mundësuar që të bëjmë blerje sipas konceptit që i realizojmë blerjet, shtet me shtet dhe shtet me prodhues, që normalisht ofron mundësi që të kemi sisteme armatimi më kualitativ, që t’i kemi më të sigurta dhe në kohë, dhe normalisht me çmim më të favorshëm. Gjatë këtyre tri viteve kemi një buxhet prej 239 milionë euro që janë ndarë vetëm për blerje të sistemeve të armatimit dhe investime në projekte kapitale, dhe me të vërtetë ky buxhet na ka mundësuar që sot FSK të ketë armë shumë moderne”, tha ai në “Pressing”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit