Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mes tjerash, Maqedonci ka sjellur në kujtesë 30 dhjetorin e vitit 1991.
“Pikërisht sot sepse më 30 dhjetor 1991, tre djemtë e Shaban Jasharit në Prekaz, Rifati, Hamza dhe Ademi, rezistuan të armatosur përballë policëve të Serbisë pushtuese, duke e bërë një kapërcim të madh në historinë moderne të Kosovës. Tytat e armëve të Bacit Rifat, të Hamzës dhe të Ademit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, lëshuan kushtrimin për luftë të armatosur për çlirimin e Kosovës.” – ka shkruar ai.
Ai më tej ka thënë ndër të tjera se ndjehet “me fat dhe krenar që gjatë luftës në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kisha detyrën dhe nderin ta komandoja Batalionin e Parë të Brigadës 153 në Zonën Operative të Llapit”.