Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për detyrën tij të re si ministër i Mbrojtjes.
Gjatë bisedës Maqedonci ka folur edhe për përjashtim e Kosovës nga ushtrimet ndërkombëtare “Defender Europe 2023”, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me ShBA-të.
Sipas Maqedoncit, ndërprerja e “Defender 23” ka dëmtuar vetëm imazhin por jo diçka përmbajtësor, pasi regjimenti i i parë i këmbësorisë së FSK-së që ka marrë pjesë në këto ushtrime, është validaur.
“Në fakt ndërprerja e Defender 23 ka ndodhë në kohën ku vetëm ka përfunduar pjese operacionale, taktike dhe pjese këtyre e trajnimeve. Mund të themi se të gjitha objektivat pirr të cilat i kemi planifikuar së bashku me aleatët amerikanë por edhe me vendet e tjera pjesëmarrëse janë arritur, ndërprerja ka ndodhë për ditë që kanë qenë të planifikuar të marrin pjesë në ndjekjen e demonstrimeve të njësive, të aftësive që kanë marrë në Defender 23. Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtësor. Jemi duke pritur final indo që kemi është se të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë validuar dhe të gjitha objektivat janë arritur. Jemi përgarit për dy vite për të marrë pjesë… Pjesëmarrja në Defender 23 nuk ka nënkuptuat në një ushtrim ndërkombëtar dhe duka qenë Kosova vend pritës, por, gjithashtu duke qenë një arritje e objektivave që kemi pasur në planin e zhvillimit. Që ka qenë valimi i regjimentin të parë të këmbësorisë. Gjë që edhe është realizuar”, ka thënë Maqedonci.
Më tej, ministri i ri i Mbrojtjes ka thënë se mos pajtimet politike ShBA – Qeveria nuk kanë arritur të thyejnë besimin e ShBA-së që kanë në FSK-në dhe ministrinë që ai udhëheq, raporton TV Dukagjini.
“Më të vërtetë mos pajtimet poltike që kanë qenë, nuk arritur të thyejnë besimin që kemi me SHBA-të, besimin e ndërsjellë. SHBA-ta e kanë dëshmuar më nënshkrim marrëveshjes (marrëveshjen për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar) që vazhdojnë të mbeten të përkushtuar për të qenë krah nesh në proceset në cilat do të vazhdojmë të sfidohemi dhe të hyjmë… Ndoshta për arsyet që SHBA-të që kanë qenë në krijimin e FSK dhe ministrisë… dhe në të gjitha proceset e zhvillimit ndjeshmëria mund të jetë më e lartë sesa me institucionet e tjera”, ka shtuar Maqedonci.