22.8 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varashavë

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës. Nga ministria kanë bërë të ditur se Maqedonci do të jetë edhe folës në panelin që titullohet me “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.

“Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride. Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të  realizoj edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.  Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të ngjashme

Të fundit