Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë dhënë rtv21 i është kundërpërgjigjur kritikave të Serbisë për arritjen e memorandum bashkëpunimit për çështjen e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kroacinë. Sipas tij, ky bashkëpunim nuk ka për synim kërcënimin e Serbisë, por është mesazh për të gjithë ata që synojnë të kërcënojnë Kosovën dhe vendet bashkëpunuese se janë të gatshëm për mbrojtje.
Duke folur për krijimin e Qeverisë së re, ministri Maqedonci tha se LVV-ja si parti fituese do të krijojë një Qeveri stabile. Por, tha se për bashkëpunim me partitë e tjera LVV-ja duhet të vendos për kushtet. Ejup Maqedonci, ministr i Mbrojtjes.
‘’LVV-ja është ajo parti që ka fituar shumicën dhe besoj se do të ketë Qeveri stabile përderisa janë mbi 42% të votave të cilat ja kanë dhënë besimin Kurtit dhe LVV-së me qeverisë me vendin edhe për katër vitet e ardhshme. Asnjë Qeveri tjetër nuk mund të jetë më stabile sesa Qeveria që do të udhëhiqet nga LVV-ja. LVV-ja si parti fituese vendos kushtet duke qenë se është partia e parë për të gjitha ato veprime që vlerëson se duhet të ndërmerren me individ të caktuar apo subjekte politike. Por, për këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi certifikim të rezultateve dhe që të kemi fillim të procesit të funksionalizimit të Kuvendit”, tha Maqedonci.