-3.4 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Maqedonci: Lajm i mirë ngritja e aktakuzës ndaj grupit të Banjskës

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në një intervistë për A2CNN ka deklaruar se është lajm i mirë ngritja e aktakuzës për grupin e Banjskes.

Sipas tij, Kosova nuk ka ekzagjeruër kur ka thënë se ka rrezik direct nga Serbia.

“Është një lajm i mirë ngritja e aktakuzës ndaj grupit të Banjskës sepse Kosova me të vërtetë nuk ka ekzagjeruar kur ka paraqitur kërcënimet dhe rreziqet që kanë ardhur nga Serbia dhe nga këto grupe terroriste në veri. Për disa vite me radhë nga institucionet tona është theksuar rreziku që mund të vijë nga këto grupe. Sot, vigjilenca është shumë e lartë. 24 Shtatori nuk na ka mësuar vetëm ne por edhe ndërkombëtarët, që aspekti i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i dobët, përderisa ekzistojnë shtete që synojnë okupimin e vendeve të tjera, siç është Serbia. Gati 70% e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, jo larg kufirit dhe inkurajohen grupe të tilla si ai i Radoiçiç për të kryer sulme terroriste ndaj vendit tonë.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit