Maqedonci: Kosova shtet i pavarur, retorika e Serbisë kërcënim për sigurinë në rajon

- Advertisement -

Ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonoci ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandar Vuçiq i cili gjatë Prezantimit të Strategjisë “Serbia 2030” tha se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe se “aktualisht në Kosovë nuk ka partner për të folur”.

Ai ka thënë se këto deklarata janë vazhdim i një narrative politike që mohon realitetin dhe synon të mbajë nën tension të gjithë regjionin.

Maqedonci ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ai poashtu ka thënë se deklarimet ku Serbia paralajmëron rritje të investimeve në ushtri, dëshmojnë për një një proces të vazhdueshëm të militarizimit të Serbisë.
Sipas Maqedoncit këto zhvillime dhe retorika hegjemoniste e Serbisë, krijojnë shqetësime serioze për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Në të njëjtën kohë, deklarimet e bëra në kuadër të strategjisë “Serbia 2030”, ku paralajmërohen rritje të konsiderueshme të shpenzimeve ushtarake, investime shumë miliardëshe në armatim, zhvillim i industrisë së dronëve dhe krijimi i një ushtrie të avancuar digjitale, dëshmojnë për një proces të vazhdueshëm të militarizimit të Serbisë. Kur këto zhvillime shoqërohen me pretendime të drejpërdrejta territoriale ndaj Kosovës dhe me retorikë që mohon shtetësinë tonë si dhe me projektin hegjemonist “Bota Serbe”, ato krijojnë shqetësime reale për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Maqedonici në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqes dhe stabilitet në rajon dhe për dialog të sinqertë.

“Siguria dhe sovraniteti i vendit tonë janë të panegociueshme. Për këtë arsye, Qeveria e Republikës se Kosovës, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse, të zhvillojë Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve më të larta profesionale dhe të thellojë bashkëpunimin strategjik me partnerët euro-atlantikë”, ka shkruar Maqedonci.

Të ngjashme

Të fundit