2.6 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Maqedonci: FSK-ja është angazhuar në sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në patrullimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit. Ai bëri të ditur se ky angazhim ka për qëllim garantimin e sigurisë për pikat kyçe.

“Këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim ndërinstitucional të plotë dhe të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve tanë si dhe sfidave të ambientit të sigurisë. Pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile”, tha ministri Maqedonci.

Në një postim në Facebook, Maqedonci shpërndau disa fotografi nga vizita e tij, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, në disa prej pikave dhe patrullave ushtarake të vendosura përgjatë kanaleve të ujit në Obiliq dhe Vushtrri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit