4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Maqedonci e takon gjeneralin Clark: Takime si ky na japin emocion

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në takim gjeneralin Wesley Clark.

Ai ka bërë me dije se gjenerali amerikan është mik i madh i Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maqedonci ka shkruar se takimet me gjeneralin amerikan i japin emocion te veçantë.

“Isha i nderuar të prisja sot në zyren time, luftëtarin e së drejtës, mikun e madh të Kosovës Gjeneralin Ëesley Clark! Takime si ky na japin emocion dhe janë rikujtues i kohërave të vështira e angazhimit të përbashkët për liri. Kur po luftonim me bashkëluftëtar kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO’s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Ëesley Clark, po komandonte forcat e NATO’s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai e ka falënderuar gjeneralin Clark për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovës.

“Duke i shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb, shfrytëzova rastin që Gjeneralin Clark t’a informoj detajisht mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës dëshmon sot, para së gjithash është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i Gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm”, ka shkruar Maqedonci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit