18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Maqedonci e pret nesër me ceremoni shtetërore zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit