-0.7 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

Maqedonci e Jashari po qëndrojnë në vizitë zyrtare në SHBA

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook bëhet e ditur se Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit