Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë një postim pas takimeve që ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari kanë zhvilluar gjatë javë së kaluar në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në reagim theksohet se këto takime janë bërë në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes, të cilat theksohet se synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit.
Në njoftimin e shtohet edhe se zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, që sjell përfitime për të dy vendet.
‘‘Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së mirëpriti javën e kaluar në Uashington Ministrin në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjeneral Leitnant Bashkim Jashari dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes të cilat synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit. Zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, që sjell përfitime për të dy vendet tona’’, thuhet në njoftim.