Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka vizituar sot në Gjakovë Deli Haxhosajn, një nga bashkëluftëtarët e tij, për të cilin shprehu konsideratën më të lartë.
Baca Deli, siç e quan ai mikun e tij të idealeve, thotë se “pavarësisht problemeve shëndetësore, mbahet mirë, nuk pranon të thehet”.
Maqedonci kujton veprimtarinë çlirimtare të Haxhosajt.
“Veprimtaria e tij kombëtare është e gjatë, e vazhdueshme dhe jashtëzakonshme. Që nga organizimi i demonstratave të vitit 1981 pastaj me nxitjen e revoltës së studentëve ku mbahet mend për fjalimin e tij tek menza e studentëve, për të vazhduar vitin 1990 si pjesëmarrës i faljes së gjaqeve për të vazhduar më pas në organizimin e veprimtarisë ilegale kundër okupimit serb me ç’rast shtëpia e tij ishte shndëruarr në bazë nga ku niseshin për të sjellë armatim celulat e para të UÇK-së, deri në organizimin e luftës çlirimtare ku kishte angazhuar edhe të birin i cili i kishte vetëm 16 vjeç, ky është rrugëtimi i tij rrënqethës e mbreslënës në shërbim të atdheut”, tha Maqedonci.