-10.6 C
New York
Saturday, February 7, 2026

Buy now

MAPL-së i duhet “kohë” për të ndërruar logot e komunave veriore me flamuj e simbole serbe

Ministria e Administrimit të Pushtetit Loka ka dalë sot me një sqarim në lidhje me me shfaqjen e logove me përmbajtje dhe simbole serbe në profilet e katër komunave veriore në platformën digjitale “E-Komunat”.

MAPL na tregon se platforma është ndërtuar në vitin 2023. Sipas logjikës së Ministrisë, fakti që uebi është koduar para dy vitesh, nënkupton që përditësimi i tij është një proces që kërkon kohë.

Ndonëse jemi në vitin 2026, Ministria thotë se ende është në “proces të përditësimit”. Duket se në epokën e inteligjencës artificiale, për institucionet tona, zëvendësimi i një file .jpg ose .png në një faqe interneti është një sfidë serioze.

Reagimi:

KOMUNIKATË SQARUESE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton opinionin publik se gjatë fazës së parë të implementimit të platformës E-Komunat, e zhvilluar në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë qenë të dizajnuara dhe të paraqitura me simbolet dhe logot e tyre zyrtare, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Duke marrë parasysh faktin se këto katër komuna kanë ndryshuar dhe miratuar logot e reja zyrtare gjatë vitit 2025, MAPL, në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), është aktualisht në proces të përditësimit të këtyre logove në platformën E-Komunat.

Për qëllim sqarimi, njoftojmë publikun se të gjitha logot zyrtare të komunave do të përditësohen dhe pasqyrohen në profilet përkatëse të secilës komunë, në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale.

MAPL mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve digjitale të sakta, të përditësuara dhe transparente për të gjithë qytetarët

Të ngjashme

Të fundit