2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

- Advertisement -

MAPL i ka quajtur krejtësisht të pavërteta këto pretendime.

“Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë”, thuhet në reagim.

Kjo ministri sqaron se në kuadër të skemës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë në Komuna, pas vlerësimit nga komisioni profesional ka përzgjedhur të financoj ndërtimin e shtëpisë për pronarin R.C.

“MAPL, subvencionon vetëm ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe prej 62m2. Përfituesi është i obliguar që të kontraktoj operatorin ekonomik për ndërtimin e shtëpisë dhe përmes subvencionit e kryen pagesën në mënyrë direkte. Në lidhje me hapjen e rrugës dhe dëmtimin e varrezave ortodokse nuk mban asnjë përgjegjësi pasi që ky program financon vetëm ndërtimin e shtëpisë dhe jo infrastrukturën rrugore”, thuhet tutje nga MAPL.

Investimet e Qeverisë së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve pa cenuar asnjë të drejtë të asnjë komuniteti apo individi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit