Zëdhënësi i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se për herë të parë në Nënstacionin në Vallaç të Zveçanit është vendosur një tabelë identifikuese e KOSTT-it.
“Për herë të parë: Ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të KOSTT në Nënstacionin Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit”, tha Manxhuka.
Kjo vjen pasi në veri të vendit, gjatë muajit janar ishin shpërndarë mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri të vendit për konsumin energjisë, që ishte bërë për herë të parë në atë pjesë të vendit.
Ishte zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili atë kohë pati thënë se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i tash po kritikohet që po bën devijime pozitive.