Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka shkruar sërish në Facebook, në emër të kandidatit të Vetëvendosjes për Prishinën, Hajrullah Çeko.
Për të ka thënë se mund ta shihni duke marë pjesë në debatet që i ka konfirmuar. Ky reagim vjen pasi, Çeko u tërhoq nga debate i paralajmëruar në Klan Kosova.
E plotë:
Para debateve në Debat Plus dhe Rubikon, kanë qenë debatet në Debat Përnime me Jeta Xharrën dhe në Politico me Kushtrim Sadikun. Por për ikjen e Përparim Ramës, satelitët mediatikë nuk raportuan asokohe.
Mundësia e radhës është e qartë të cilën e kanë konfirmuar paraprakisht të tre kandidatët. Aty e keni mundësinë për ballafaqim, si dhe më tej në debatet e tjera.