24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Manxhuka arsyeton problemet e Valës me internet, e përmend pushtetin e kaluar

- Advertisement -

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me rrjetin e Valës, duke thënë se në Prishtinë është bërë 5G, duke shtuar se deri në fund të vitit i gjithë vendi mbulohet me rrjet të mirëfilltë.

Manxhuka tutje ka reaguar ndaj personave që deklaronin se në fshatra të Kosovës nuk ka rrjet, por sipas tij harrojnë që gjatë qeverisjeve të kaluara kjo ndërmarrje ka qenë buzë falimentimit.

“Pse e vërteta është shpesh përtej fakteve?! Bëhet 5G në Prishtinë, ndërkohë që deri në fund të vitit i gjithë vendi mbulohet me rrjet të mirëfilltë dhe del dikush tregon një fshat në Kosovë se si nuk ka rrjet. Ndërkohë, harron se kjo ndërmarrje disa herë në qeverisjet e kaluara ishte buzë falimentimit. Ende vuan nga kontratat gjakpirëse.” – ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Manxhuka gjithashtu ka përmendur edhe renovimet e klinikave në QKUK, duke thënë se aty nuk është investuar për 25 vite.

Po transformohet rend secila klinikë dhe del dikush tregon mjerimin në njërën prej klinikave, anipse aty nuk është investuar për 25 vite. Në paraqitjen e së vërtetës sekuenca si fakt shpesh është përmbytje e së vërtetës. Transformimet në secilin sektor kanë filluar, por puna dhe angazhimi për dallim nga zotimi janë të shtrira në kohë, ndërkohë që edhe urgjencat janë kudo.” – ka shkruar Manxhuka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit