Për këtë dokument tashmë është formuar grupi punues me tre anëtarë të FSSHK-së dhe tre të MSh-së.
Kryetarja dhe përfaqësuesja më e lartë e mantelbardhëve, Tevide Imeri, tha se paga e 13-të është njëra nga synimet dhe pikë e ranguar në draft kornizën e kontratës kolektive të re.
Në mes tjerash Imeri tha se do të jenë këmbëngulëse edhe për pagesën e shujtës, rrezikshmërisë dhe gatishmërisë.
Me kontratën e re do të punohet edhe për pagesat e ndërrimeve të natës për infermierët, ku këta të fundit kanë pakënaqësi lidhur me rritjen e tyre prej 2-4 euro.
Kujtojmë që në fundin e vitit të kaluar MSh pati shkëputur kontratën kolektive me arsyetimin e skadimit të afatit.