3.1 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Manipuloi me çmimin e barnave, Arben Vitia kapet keq me fakte

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë dhe kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Arben Vitia, është përfshirë në një polemikë lidhur me vendimin e tij të fundit për unifikimin e çmimeve të barnave.

Ai kishte deklaruar se “Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani”.

Sipas tij, ky vendim do të përmirësojë situatën për qytetarët, duke ulur çmimet e barnave.

Por, një listë e publikuar nga ministri ka nxjerrë në pah një kontradiktë.

Në listë figuron një bar i quajtur Travazoli (medikament që përdoret për trajtimin e problemeve të lidhura me sistemin tretës), i cili sipas ministrisë kushton 11.57 euro.

Megjithatë, një gazetare e Periskopit ka vizituar një barnatore dhe ka gjetur këtë bar me çmimin 3.90 euro, duke hedhur dyshime mbi saktësinë e informacionit të publikuar nga Vitia.

Vendimi i Qeverisë Kurti, përkatësisht ministrisë të Shëndetësisë, për unifikimin e çmimeve të barnave, i cili parashikon uljen e çmimeve dhe një barazim të tyre në të gjitha barnatoret, ka ngritur disa pikëpyetje, sidomos në kontekstin e afërsisë me periudhën e zgjedhjeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit