Manipulimi me vota në Shtime, katër persona përfundojnë nën aktakuzë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet Y.S., B.V., Sh.B. dhe R.R., për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 30 dhjetorit 2025.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, kanë manipuluar procesin përmes leximit të pasaktë të votave, regjistrimit të të dhënave të rreme në sistem dhe mosveprimit për të ndaluar parregullsitë.

Parregullsitë janë zbuluar gjatë rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku janë konstatuar mospërputhje të theksuara në rezultate.

Prokuroria kërkon që pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të ngjashme

Të fundit