Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi rinumërimi i votave po nxjerrë në pah manipulime dhe prekje të votave të disa nga kandidatët e partive politike.
Haziri në Facebook ka shkruar se organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.






