-3.5 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Manipulimi i votave, Prokuroria në Gjilan jep detaje për procesin

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan, më datë 20.01.2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës që të evidentojë çdo keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor apo ndonjë mënyrë tjetër të falsifikimit apo ndryshimit  të rezultateve, qoftë në favor apo në dëm të subjektit të caktuar apo kandidatëve të caktuar për deputet dhe përkitazi me këtë dyshim, të sigurohen  prova konkrete, të cilat i kemi pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 02.02.2026.

 

Me datë 03.02.2026 kemi autorizuar policinë për intervistimin e të dyshuarve, fillimisht në Komunën e Vitisë, me që në këtë komunë ka pasur më tepër ndryshim në rezultat sipas rinumërimit, në krahasim me komunën e Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, për të cilat intervistimet  e të dyshuarve janë duke vazhduar akoma.

Ju njoftojmë se në territorin, kompetencë e së cilës është Prokuroria Themelore në Gjilan, nuk është ndonjë dallim i theksuar nga rezultati i publikuar më parë në krahasim me rezultatin pas rinumërimit të votave (vlen të theksohet se vetëm një kandidat rezulton  me -145 vota pas rinumërimit dhe të gjithë të tjerët janë nën këtë shifër) siç ka rezultuar në  komunat e tjera të Republikës së Kosovës, andaj Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt, deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në gjitha komunat, përveq nëse paraqitet ndonjë rrethanë tjetër.

Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar të  hetojë dhe të vejë para drejtësisë çdo person i cili ka keqpërdorur qoftë edhe një votë në rezultatin zgjedhor me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit