Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, dhe atë si në vijim:
Total 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.
Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit
dhe Marrja e ryshfetit
Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.
Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.
Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren.






