-9.6 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Manipulimi i votave/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisionerëve, po zhvillohen edhe dy të tjera

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar  kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23  persona, dhe atë si në vijim:

Total   21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.

Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit

dhe Marrja e ryshfetit

Për një (1)  të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

 

Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.

Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren.

Të ngjashme

Të fundit