-8 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Manipulimi i votave, nisin hetimet edhe në Podujevë

- Advertisement -

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin  publik se  ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit.

Gjatë këtij procesi, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Koosvës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit