Kandidatët për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Komunën e Rahovecit kanë kërkuar zyrtarisht hetim për procesin e numërimit të votave, duke dyshuar për manipulim dhe tjetërsim të vullnetit qytetar, raporton Scanner.
Kërkesa është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë nga Sejfullah Sejfullahu, kandidatë për asamble në zgjedhjet lokale, me nënshkrimet e kandidatëve për asamble nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe kandidatët e pavarur.
Sipas tyre, pas rinumërimit të votave në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit 2025 dhe konstatimit të shkeljeve në numërimin e votave për kandidatë, janë krijuar dyshime serioze se shkelje të ngjashme kanë ndodhur edhe në zgjedhjet lokale në Rahovec.
Sejfullahu bëri të ditur se gjatë takimit me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjakovës, ka shprehur gatishmërinë e kandidatëve për të ofruar dëshmi lidhur me manipulimin, tjetërsimin dhe vjedhjen e votave.
Ai theksoi se qëllimi i kësaj kërkese nuk është të atakohet apo paragjykohet askush, por që procesi zgjedhor të hetohet dhe të përfundojë drejt, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe votuesve në procesin demokratik.
Postimi i plotë i Sejfullah Sejfullahut:
Te nderuar qytetar te Komunes se Rahovecit.
Pas rinumrimit te votave ne zgjedhjet Nacionale te 28 dhjetorit 2025, dhe gjetjes se shkeljeve ne numrimin e votave per kandidate, Ne, kandidatet per Asamble ne zgjedhjet Lokale te 12 Tetorit 2025, kemi konstatu se edhe ne zgjedhjet lokale eshte bere manipulim, dhe tjetersim i vullnetit qytetar.
Andaj, sapo dorëzova ne Prokurorin e Gjakoves, kerkesen me nenshkrimin e kandidateve per asamble te te gjitha subjekteve politike, perfshire edhe kandidat te pavarur, per hetimin e numrimit te votave per zgjedhjet lokale te 12 tetorit 2025, ne Komunen e Rahovecit.
Kryeprokurorin e Prokuroris se Gjakoves, e falenderova per pritje ne takim, dhe e informova per gatishmerin tone ne ofrimin e deshmive per manipulimin, tjetersim, dhe vjedhjen e votave ne zgjedhjet lokale.
Falemnderoj te gjithe kandidatet per mbeshtetje, dhe deponim te nenshkrimit ne kerkes.
Gjithashtu, ne te nenshkruarit ne kete kerkes, nuk kem per qellim me ataku askend, e as me paragjyku, por, qellimi yne eshte qe ky proces te perfundon drejt, sepse vetem ne kete menyre do ja kthejm besimin qyetareve, e votuesve.
Me respekt,
Sejfullah Sejfullahu







