Sadio Mane u kthye në fshatin e tij të lindjes Bambaly ku luajti edhe një ndeshje futbolli në fushën me baltë me shokët e fëmijërisë.
29-vjeçari publikoi edhe disa inisiativa të tjera për të modernizuar jetën në fshat. Ai njoftoi ndërtimin e një antene energjitike me akses në rrjetin 4G dhe disa shërbime spitalore në shërbim të grave senegaleze.
Gjeste të thjeshta nga një njeri i madh që mendon për njerëzit e tij më shumë se çdo politikan apo organizatë joqeveritare. Kjo nuk është hera e parë që Maane bën për vendin e tij.