14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Mandatimi i Kurtit, Osmani: Uroj që Kosova sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar sukses kryetarit të VV-së, Albin Kurti, në formimin e Qeverisë së re.

Pasi e ka dekretuar Kurtin si mandatar, ajo ka uruar që Kosova sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se uron që në qeverinë e re të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë.

“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit