15.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Mandatimi i Konjufcës, Haradinaj: Osmani veproi në shërbim të Albin Kurtit

- Advertisement -

Daut Haradinaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar se u vu në shërbim të interesave të Albin Kurtit. Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se situata aktuale është përsëritje e asaj që ndodhi me Albin Kurtin – një mandatar pa mbështetje të mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Sipas Haradinajt, mandati i dhënë Glauk Konjufcës nga presidentja Vjosa Osmani është më shumë një veprim formal sesa realisht politik. Ai vlerëson se krejt procesi po shërben për të fituar kohë, me qëllim që vendi të përfundojë në zgjedhje të reja në fund të vitit.

“Duket se është në vijë me zotin Kurti dhe vet fakti që pasi e dominoi Galukun ajo i ftoi kryetarët e partive opozitare, kjo le me dyshu se nuk ka ndonjë ndryshim qëndrimi. Në takimin me presidenten të gjithë këna thënë se nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri dhe nuk kam pa ndonjë ndryshim.

Nëse zoti Kurti nuk i kishte numrat i bie që edhe situata me Glauk Konjufcën është e njëjtë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se mbetet e paqartë në çfarë baze juridike presidentja mori të drejtën për t’i dhënë mandatin Konjufcës.

Të ngjashme

Të fundit