1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Mandati i katërt i Kurtit”, gafa e Besnik Tahirit shkakton të qeshura në Kuvend

- Advertisement -

Në seancën ku po diskutohet për Buxhetin e vitit 2025, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po fliste për fjalën hyrëse të Kurtit i cili u krenua se ky ishte buxheti i katërt që po e prezanton gjatë mandatit të tij katër vjeçar, bëri një “gafë” që bëri pozitën të qeshnin me të.

“Kurti në fjalën hyrëse u lavdërua se si ky është buxheti i tij i katërt, por në vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar i mandatit të tij të parë. A u kënaqët a? Të fundit e keni, më vjen keq. Me u lavdu si kryeministër për mandatin 4-vjeçar të një buxheti e krejt Kosova me e ditë që është buxheti e qeveria më e dështume është paradoksi më i madh, dhe paradoks tash duhet me argumentu”, tha Tahiri.

Tahiri e sfidoi Kurtin për t’ia treguar një projekt që ka përfunduar, përveç urës në Saradran.

“A ka ndonjë projekt që u nis e u përfundu përveç urës në Saradran? Veç një projekt të thotë e kam nis një rrugë dhe e kam përfundu në këto 4 vjet. Magjistralja për Gjilan, për Gjakovë, për Pejë, për Mitrovicë, ende po punohet. Asnjë projekt nuk është përfundu”, tha Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit