Roberto Mancini ka dhënë disa komente për ndeshjen e mbrëmshme.
Argjentina ka fituar Superkupën e CONMEBOL-UEFA, duke mposhtur fituesen e Euro 2020, Italinë.
Pas ndeshjes, selektori i Italisë, Mancini ka thënë se kombëtarja latine meritoi fitoren, duke dominuar pas golit të parë.
“Ndeshja ishte e balancuar deri në momentin kur ata shënuan, pastaj Argjentina meritoi fitoren”, ka thënë Mancini,
“Më mërzit fakti që të dy golat erdhën nga gabimi në posedim”, shtoi trajneri.
Argjentina i shënoi tri gola kombëtares së Italisë, në një ndeshje ku Lionel Messi dukej në formën e tij ‘të dikurshme’.