Manchester City e ka fituar derbin e qytetit, ndaj rivalit të përbetuar, Manchester Unitedit.
City mori një fitore të madhe prej 3-0, me ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phil Foden në minutën e 18-të të ndeshjes.
Me rezultatin prej 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytë në skenë doli Erling Haaland.
Norvegjezi shënoi dy gola të tjerë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore prej 3-0.

City i kthehet fitores, pasi kishte dy humbje radhazi në tri xhirot hapëse të sezonit.
Ndërkohë, kjo është humbja e dytë e Unitedit këtë sezon.