Manchester United pret deri në 80 milionë euro nga largimet e Hojlund dhe Rashford

- Advertisement -

Manchester United është optimist se mund të arkëtojë deri në 80 milionë euro nga largimet përfundimtare të Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford gjatë merkatos së qershorit.

Për Hojlund, Napoli ka paguar tashmë 6 milionë euro dhe mban një klauzolë blerjeje prej 44 milionë eurosh, e cila pritet të aktivizohet.

Ndërkohë, për Rashford ka zhvillime konkrete, me Barcelona që është në bisedime të avancuara për një marrëveshje rreth 30 milionë euro.

Nëse këto operacione finalizohen, “Djajtë e Kuq” do të siguronin një shumë të konsiderueshme për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit