Manchester United po i afrohet nënshkrimit të tyre të parë të madh të verës me Antony në largim nga Ajax në një transferim prej 40 milionë paund.
“SunSport” kupton se zyrtarët e United do të shkojnë në Amsterdam sot për të arritur një marrëveshje për brazilianin.
Erik ten Hag dëshiron që ish-lojtari i tij të fillojë rindërtimin e tij në Old Trafford për ta bërë Unitedin sërish konkurrues në krye të Premier League.
Anësori 22 vjeçar, pati një sezon të jashtëzakonshëm me 12 gola dhe duke krijuar dhjetë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat për fituesit e titullit holandez.