Manchester United po planifikon një ofertë tjetër në adresë të Real Madridit. Trajneri Erik ten Hag po synon të marrë francezin Eduardo Camavinga.
Sipas mediave spanjolle, klubi anglez është në gjendje të paguajë 115 milionë funte për mesfushorin.
Camavinga kishte arritur në Madrid gjatë vitit 2021 nga Rennes.
Njëzet e një vjeçari deri më tash ka luajtur gjashtë ndeshje për Kombëtaren e Francës.