Manchester United, po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme përpara afatit kalimtar të janarit, me një fokus të veçantë në mesfushë.
Flitet se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin Ruben Nevesit.
Portugezi ka një kontratë me Al-Hilal deri në qershor 2026 dhe mund të largohet nga Arabia Saudite që në janar nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim, po ka probleme serioze në lojë, e sidomos në mesfushë, e cila nuk ka qenë cilësore tash e 10 vite, andaj ndoshta është momenti vendimtarë që zyrtarët e klubit të shpenzojnë para për lojtarë që mund të kryejnë punë në pjesën më të dobët të gjigantit anglez.






