Manchester United nuk po bëhet rehat me trajner

- Advertisement -

Manchester United, po mendon për ndryshim në stol sezonin e ardhshëm dhe emri kryesor në listë është ai i trajnerit spanjoll Roberto Martínez.

Aktualisht në krye te Kombëtarja e Portugalisë, Martínez ka kontratë deri pas Kupës së Botës 2026, por interesimi nga “Djajtë e Kuq” është real.

Ai ka përvojë të gjatë në Premier League me Swansea, Wigan dhe Everton, duke fituar edhe FA Cup me Wigan në vitin 2013.

Në “Old Trafford” momentalisht është Michael Carrick si trajner i përkohshëm, por drejtuesit e klubit po kërkojnë një zgjidhje afatgjate.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas Botërorit 2026.

Të ngjashme

Të fundit