Sipas mediave, në gjurmët e “fantazistit” kanë rënë “djajtë e kuq” të Manchester United, të cilët janë të gatshëm të sjellin spanjollin në “Old Trafford”, me Olmon që dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, që do të thotë se dështimi për të mos u kualifikuar në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane mund të ndihmojë në planet e “djajve”.
Ndërkaq, për 24-vjeçarin përveç anglezëve interesim kanë shfaqur dhe “blaugranat” e Barcelona, me teknikun Xavi, i cili e pëlqen shumë “fantazistin”.