Manchester Unitedi ka shënuar fitore kolosale prej 2-3 ndaj Arsenalit në Etihad Stadium në derbin e xhiros së 23-të të Premier Ligës.
Gjithçka u hap me autogolin e Lisandro Martinezit në minutën e 29-të, por Unitedi bëri përmbysjen me Brian Mbeumon, 37’, dhe Patrick Dorgun, 51’.
U duk sikur Topçinjtë po ktheheshin në lojë me golin e Mikel Merinos në minutën e 84-t, por…Matheus Cunha shënoi golin e fitores për Djajtë e Kuq, tre minuta më pas.
Arsenali tani mbetet në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, por tani vetëm katër më pak se Manchester City dhe Aston Villa që fituan të shtunën.






