16.6 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Manchester United – Liverpool, super-derbi i Premier League

- Advertisement -

Stadiumi “Old Trafford” do të jetë arenë e përballjes së dy ‘gladiatorëve’ anglez.

Sot me fillim nga ora 16:30, do të ndeshen Manchester United dhe Liverpooli.

Ky do të jetë derbi i 167-të mes “Djajve të kuq” dhe “The Reds”.

Sipas statistikave, deri më tani këto dy ekipe kanë luajtur 166 herë mes vete kokë më kokë.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka fituar 68 fitore derisa ajo e Jurgen Klopp, ka fituar 50 herë, ndërkaq 48 herë janë ndarë baraz.

Aktualisht Liverpool është në vendin e dytë të renditjes tabelare në Premier League, me 70 pikë, kurse Manchester United është në vendin e gjashtë me 48 pikë.

Në rast të fitores, “The Reds” do të kenë mundësi të rikthehen sërish në krye të tabelës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit