![Manchester United kualifikohet në finale të Carabao Cup Manchester United kualifikohet në finale të Carabao Cup](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/man.jpg)
Manchester United e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Nottingham Forest dhe kësisoj është kualifikuar në finalen e madhe.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:0 në “Old Trafford” mbrëmjen e sotme, ndërsa fituan me rezultat të përgjithshëm 5:0 ndaj Nottingham Forest.
Po rrjedhte minuta e 73-të kur shifrat i zhbllokoi Martial nga afërsia, ndërkohë që tre minuta më vonë Fred vulosi epilogun e këtij takimi.
Manchester United në finale të Carabao Cup do të luajë kundër Newcastle United.