Manchester City kanë shënuar fitore ndaj Burnley në kuadër të xhiros së 30-të, në Premier Ligë.
Man City arriti fitore 2:0 ndaj Burnley dhe kështu mori kreun e tabelës përsëri.
Ekipi i Pep Guardiolës vazhdon të shkëlqej në Premier Ligë, këtë herë ndaj Burnley.
City e filluan shumë mirë ndeshjen, në minutën e 5` shënoi Kevin de Bruyne, për t`ia dhuruar epërsinë ekipit të tij.
Në minutën e 25` shënoi gjermani me origjinë turke, Gundogan, për 2:0.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultatë për ‘Citizens’.
Pjesa e dytë vazhdoi të ishte më e mirë për Manchester City, por që nuk realizuan më.
Pas kësaj fitoreje City e merr kreun e tabelës me gjithsej 73 pikë, ndërsa Burnley thellohet edhe më shumë në vendin e parafundit në tabelë me 21 pikë.