6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Manchester City me një ‘këmbë’ në çerekfinale, ‘shkel’ në udhëtim Sportingun

- Advertisement -

Manchester City ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sporting CP, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” dominuan nga minuta e parë dhe në fund fituan me rezultat të thellë 0:5.

Riyad Mahrez kaloi Cityn në epërsi pas vetëm shtatë minutave, ku u asistua nga Kevin de Bruyne.

Bernardo Silva me një supergol nga një pozitë jo e favorshme dyfishoi epërsinë (17′).

Ishte sulmuesi Phil Foden që u përkujdes për golin e tretë, pas një asistimi të Mahrez (32′).

Ndërsa, 12 minuta më vonë, Silva shënoi një tjetër gol të bukur për rezultatin përfundimtar të kësaj pjese 0:4.

Edhe në pjesën e dytë, Man City nuk u ndal. Ishte Silva që realizoi sërish, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte në pozitë jashtë loje.

Tutje, portugezi asistoi për Raheem Sterling, që shënoi nga afërsia (58′), me anglezin që vulosi fitoren.

Ndeshja kthyese është pas tre javëve, por Man City mund të thuhet se me një këmbë është në ‘çerekfinale’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit