Manchester City kërkon mrekullinë ndaj Real Madridit në “Etihad”

- Advertisement -

Sonte në stadiumin “Etihad” në Manchester do të zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha.

Skuadra angleze përballet me një mision të vështirë, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Santiago Bernabéu”, Real Madridi triumfoi bindshëm me rezultat 3:0. Për këtë arsye, Manchester City do të duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme para tifozëve të vet për të tentuar përmbysjen e madhe.

Nga ana tjetër, madrilenët e drejtuar nga trajneri Arbeloa udhëtojnë drejt Anglisë me një avantazh të konsiderueshëm. “Los Blancos” synojnë të menaxhojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Tifozët presin një ndeshje të hapur, me Cityn që pritet të sulmojë që nga minutat e para në kërkim të golit të shpejtë, ndërsa Real Madridi mund të mbështetet në kundërsulme të rrezikshme.

Pavarësisht avantazhit të spanjollëve, futbolli ka treguar shpesh se përmbysjet janë të mundshme, prandaj sfida e sotme në “Etihad” mbetet e hapur dhe shumë e pritur nga tifozët në mbarë botën.

Të ngjashme

Të fundit