Manchester City ka regjistruar fitore të rëndësishme në javën e 23-të në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me lehtësi ndaj Aston Villas.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1.
Kampioni në fuqi i Anglisë e mbylli çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, kur shënoi të tre golat e fitores.
Rodri (4’), Ilkay Gundogan (39’) dhe Riyad Mahrez (45+1’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e “Qytetarëve”.
Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët Ollie Watkins (61’).
Manchester City pas kësaj fitore ka 48 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tani vetëm tri më pak se lideri, Arsenali. Por, “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.
Aston Villa ndodhet në pozitën e 11-të me 28 pikë.