Kampioni në fuqi i Premier League, Manchester City, mbrojtjen e titullit do ta nis sot.
Kundërshtari i parë do të jetë Chelsea.
Loja do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, me fillim nga ora 17:30.
“Blutë e Londrës” me disa përforcime dhe me trajnerin e ri, Enzo Maresca do të kërkojë ta kthejë namin që kishte para disa viteve.
Në dy sezonet e fundit, kjo skuadër kishte lënë shumë për të dëshiruar, duke mos bërë paraqitje të mira në ligë dhe gara evropiane.
Po sot, me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo në mes të Brentfordit dhe Crystal Palace.