-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Manchester City e mbyll vitin me fitore, shkëlqen sërish Haaland

- Advertisement -

Manchester City ka shënuar fitore kundër Leeds United në udhëtim, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Premierligë.

“Qytetarët” triumfuan 1:3 ndaj Leeds në stadiumin “Elland Road”.

Rodri zhbllokoi shifrat në çastet e fundit të pjesës së parë, saktësisht në minutën e parë shtesë.

Pjesa e dytë ishte e “rezervuar” për top sulmuesin norvegjez, Erling Haaland që fillimisht dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, e më pas në të 64-tën minutë shënoi edhe një herë tjetër për ta thelluar avantazhin.

Leeds United gjeti golin e vetëm në këtë takim 17 minuta para fundit të kohës së rregullt kur Struijk dërgoi topin në rrjetë.

City me këtë fitore vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 35 pikë, pesë më pak se Arsenali lider.

Leeds mbetet me 15 pikë në pozitën e 15-të tabelore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit